Your search results

Services

Vizitoni Shqiperine me ne.

Kompania jone do t’ju ndihmoje gjate vizites tuaj ne Shqiperi. Ne do t’ju ndihmojme te planifikoni viziten tuaj, do te kujdesemi dhe do te marrim per ju te gjitha masat e nevojshme duke filluar qe nga transporti deri tek akomodimi. Duke patur parasysh zonat per te cilat jeni te interesuar ne mund t’ju sugjerojme te vizitoni disa nga vendet me terheqese ne Shqiperi, sitet historike, atrakcionet turistike, muzete, trashegimine natyrore dhe kulturore, t’ju informojme ne lidhje me traditat Shqiptare, gastronomine etj.

  • Merr me qera nje Makine

    Ne ofrojme per klientet tane sherbimin e makinave me qera me ndihmen e partnereve tane ne Tirane, Durres, Vlore, Sarande si dhe ne qytete te tjera ne Shqiperi. Makina qe ju keni zgjedhur mund t’ju prese ne aeroport, port, hotel, ose kudo qe ju zgjidhni dhe ju mund ta dorezoni ate ne te njejten menyre.

  • Sherbimi Shuttle

    Gjate qendrimit tuaj ne Shqiperi ju mund te zgjidhni opsionin e makines me shofer. Shoferet tane mund t’ju presin ne aeroport apo kudo qe ju do kerkoni.

  • Taxi

    Ne kemi shoferet tane te Taxive te besuar dhe me eksperience qe punojne me ne prej shume vitesh duke I ofruar klienteve tane sherbim te sigurte me cmimin me te mire.

  • Hotele

    Ne mund te rezervojme dhoma hoteli per akomodimin tuaj gjate vizites  ne Shqiperi. Ne mund tju ndihmojme ne lidhje me vendndodhjen e hoteleve, cilesise dhe cmimit.

  • Apartamente

    Gjate vizites tuaj ne Shqiperi ju ndoshta do te zgjidhni te qendroni ne apartamente pushimesh. Ju mund te rezervoni direkt me ne ose ndoshta ne mund tju ndihmojme ne kete process.

  • Ture ne Shqiperi

    Bazuar ne eksperiencen tone dhe duke marre ne konsiderate vendndodhjen tuaj dhe hobit tuaj, ne mund te organizojme per ju ne bashkepunim me partneret tane nje game te gjere me ture ne Shqiperi. Ju do te keni mundesine te mesoni rreth pasurise kulturore Shqipetare duke vizituar qytete dhe site te ndryshme arkeologjike.

  • Safari

    Ky tur organizohet ne zona te ndryshme te Shqiperise. Ky tur jashte rruge eshte per ata persona qe duan te shijojne bukurine e natyres Shqipetare dhe njekohesisht te vizitojne site te rendesishme historike dhe kulturore. I gjithe turi zvillohet jashte rruge me makina 4×4 ku ju mund te zgjidhni qe te keni nje shofer ose ti ngisni vete.

  • Parashutizem

    Per ata qe pelqejne adrenalinen dhe nuk kane frike nga lartesite AlbRealProperty mund te organizoje me ndihmen e partnereve te saj, fluturime me parashute mbi natyren e bukur dhe fantastike Shqipetare.

  • Zhytje

    Per ata qe kane enderruar gjithmone te zbulojne dhe te eksplorojne universin nenujor mbreselenes te bregdetit Shqipetar, vetem AlbRealProperty mund tju ndihmoje te aventuroheni ne ato thellesi dhe tju jape ekzaltimin e nje eksperiene zhytjeje te paharrueshme.

  • Kalerim

    Nuk ka rendesi mosha juaj, nese ju i doni kuajt nuk ka menyre me te mire qe te shijoni natyren e bukur te Shqiperise se sa duke kaleruar. Ne mund te organizojme per ju ture individuale ose familjare.

  • Alpinizem

    Alpinizem ne Shqiperi, natyre e eger dhe e pa eksploruar. Vende te ndryshme per ngjitje dhe shume mundesi ne te gjithe vendin. Instruktore profesioniste alpinizmi do tju ndihmojne ti ngjiteni maleve dhe shkembinjve te Shqiperise.

 

  • Eskursione

    Megjithese Shqiperia eshte nje shtet i vogel ajo ofron mundesi te pafundme per udhetime eskursioniste. AlbRealProperty me ndihmen e guidave profesioniste me experience shume vjecare, do te organizoje per ju eskursione piktoreske ne pjesen me te bukur dhe te pa zbuluar te natyres Shqipetare

  • Tur me Bicikleta

    Riviera e bukur Shqipetare ofron per ju nje experience te paharrueshme gjate pushimeve tuaja me turin me bicikleta nje ose shume ditor. Jeto shendetshem, shijo dhe ndjeje natyren tone.

  • Takimi i Pare

    Te njhemi me njeri tjetrin. T’ju prezantojme kompanine tone. Informacione te pergjithshme ne lidhje me situaten e tregut te pasurive te patundshme. Nje permbledhje e tregut te pasurive te putundshme ne Shqiperi nga agjentet tane. Progresi ekonomik dhe rritja ekonomike Shqipetare, mundesite per te investuar. Informacione te pergjithshme mbi qytete dhe zona interesi. Bazuar ne kerkesat tuaja si klient ne do tju tregojme prona ne qytetet e zgjedhura nga ju. Agjenti pergatit nje liste paraprake pronash per tu vizituar dhe nje plan te detajuar per turin e pronave ne perputhje me kriteret dhe nevojat e klientit.

  • Turi i pronave falas

    Agjenti bazuar ne oraret e fiksuara me klientin ne takimin e pare fillon turin e pronave duke i treguar klientit te gjitha pronat. Gjate turit agjenti i shpjegon klientit karakteristikat, i jep te gjitha detajet per cdo prone dhe gjithashtu i pergjigjet cdo pyetjeje qe klienti mund te kete. Nese eshte e domosdoshme agjenti mund te organizoje takime me specialiste qe mund te japin shpjegime ne lidhje me sistemet ose teknikat e ndryshme te perdorura ne ndertim ne objekte specifike. Ne fund te turit te pronave klienti merr nje dosje me dokumente te printuara ku perfshihen planimetrite e prones dhe informacione mbi pronen,  per te gjitha pronat e vizituara. Nese kerkohet nga klienti agjenti mund te organizoje nje vizite te dyte ne pronat qe klienti tregon me shume interes.

  • Procesi i negocimit

    Nese keni ber zgjedhjen tuaj ne lidhje me pronen ne Shqiperi, ne do t’ju ndihmojme ne procesin e mundshem te negocimit. i gjithe procesi i negocimit do te menaxhohet nga agjentet tane me pervoje. Nese kerkoni ndihme ligjore ajo do t’ju jepet nga avokate vendas. I tere procesi i blerjes se prones mund te ndiqet nga partnered tane avokate. Ne kemi partnered tane avokate ne Tirane dhe ne qytete te tjera Shqipetare.

  • Blerja e prones

    Koordinimi me zyrat noteriale dhe perkthimi i dokumenteve ligjore. Noteri eshte nje nga aktoret kryesore ne procesin ligjor te blerjes se nje prone ne Shqiperi. Kontrata e shitjes duhet te firmoset nga te dy palet (Shitesi, Bleresi ) perpara noterit publik. Nese klienti nuk mund te paraqitet personalisht per firmosjen e kontrates, ne mund ta firmosim kontraten ne mungese te tij. Nese ne paisemi me nje Prokure Speciale ne mund te bejme te gjitha hapat e nevojshme per te kompletuar blerjen e prones ne mungese te klientit.

  • Asistence ne procedurat bankare dhe keshillime financiare

    Nese klienti deshiron te kete nje llogari bankare ne Shqiperi, ne mund ta ndihmojme ate ne kete procedure. Ne mund t’ju japim te gjitha informacionet dhe keshillat e nevojshme. Nese keni nevoje per nje ekspertize profesionale, ne mund te organizojme nje takim me nje kontabel ekspert.

  • Monitorimi i ndertimit te prones

    Procesi i blerjes nuk eshte i kompletuar deri sa prona nuk eshte dorezuar dhe kushtet e kontrates te jene respektuar. Monitorimi I ndertimit te prones dhe informacione te perditesuara jepen nga kompania jone ne menyre periodike nese prona eshte ne ndertim.

  • Kontratat me kompanite e sherbimeve

    Pavaresisht nese jeni duke blere nje prone direkt nga ndertuesi apo nga nje shites privat, ju duhet te firmosni kontrata te reja ose te ndryshoni ekzistueset per energjine elektrike dhe ujin me kompanite perkatese. Ju do te keni mbeshtetjen e kompanise sone ne te dya rastet. 

  • Procesi i regjistrimit te prones

    Ju ofrojme ndihme ne regjistrimin e prones prane zyrave locale te regjistrimit te pronave.

    Agjentet e kompanise tone do t’ju ndihmojne ose do te veprojne ne mungesen tuaj per procesin e regjistrimit te prones prane zyrave locale te regjistrimit te pronave.

  • Sherbimet e arredimit

    Ne ju ofrojme paketa arredimi per apartamentin tuaj me ndihmen e dizenjatoreve profesionale dhe kompanive partnere mobiluese.  Gjate procesit ne do te kujdesemi per cdo detaj si planifikimi, mobiljet, paisjet elektronike, lyerjes se apartamentit, paisjet hidraulike, instalimet elektrike, lidhjet e internetit, sherbimet e TV satelitore ose me kabel etj.

  • Mirembajtja e prones si dhe menaxhimi i prones

    Ne menyre qe t’ju japim klienteve tane nje kontroll te plote mbi pronen, ALBREALPROPERTY ofron sherbimet me te mira te mirembajtes dhe menaxhimit te prones. Ne ju ofrojme kujdesin tone per pronen tuaj gjate periudhes kur  ndodheni ne largesi.

    Ketu perfshihet:

    • Nje pastrim te prones cdo muaj te vitit.

    • Pagese te te gjitha faturave elektrike dhe te faturave te ujit (pronari I prones duhet te paguaje balancen)

    • Kompania jone njofton pronarin e prones Brenda 24 oreve per cdo zhvillim te rendesishem ne lidhje me pronen.

    • Nje perfaqesues i kompanise duhet te vizitoje apartamentin minimum dy here ne muaj.

    • Raporte te shkruara ose fotografi mund te paraqiten nese kerkohet nga klienti.

    • Kompania ofron edhe sherbime te tjera nese kerkohet nga klienti.

    Cdo gje do te behet sipas udhezimeve tuaja specifike.

  • Procesi i dhenies me qera

    Nese ju keni vendosur ta jepni pronen tuaj qera, ALBREALPROPERTY ju ofron mbeshtetje ne te gjithe procesin e marketingut dhe te menaxhimit, me nje shkalle te gjera dhe sherbime te fokusuar. Prona juaj do te listohet ne faqen tone,  ne portalet me te rendesishem nderkombetare si dhe ne portalet e apartamenteve me qera. Ne do te kordinojme me zyrat lokale mberritjen e klientit, largimin , pastrimin e prones  si dhe rregullime te nevojshme te cilat ngrene vleren e prones tuaj.  Ne mund t’ju dergojme nje kalendar  te rezervimeve te prones nese kekohet.

  • Rishitje me ALBREALPROPERTY

    Nese ju vendosni te rishisni pronen tuaj, ne ju ofrojme ndihmen tone gjate tere procesit. Duke filluar me nje analize te tregut, klientet e mundshem te synuar, krahasim me listime te ngjashme dhe sigurisht, rregullime te mundshme te prones tuaj per ta bere ate sa me terheqese per bleresit potencial. Prona juaj do te listohet ne faqen tone si dhe ne portalet e pronave me te rendesishem nderkombetar.

    Shenja  “Ne Shitje” do te jete e dukshme jashte prones .  Ju do te informoheni per cdo kerkese te mundshme nga klientet apo vizite te apartamentit tuaj. Keshillim dhe informacion I perditesuar mbi zhvillimin e tregut te pasurive te patundshme. Negociata te mundshme mund te behen ne mungesen tuaj.  Kontrata mund te firmoset nga ne, ne mungesen tuaj nese kekohet . Keshilla ligjore dhe financiare per procedurat dhe shpenzimet.

  • Rinovim i Prones

    Nese ju keni vendosur te blini nje shtepi, apartament apo vile dhe keni deshire te kryeni rinovime ose te beni disa ndryshime ne menyre qe ti afroheni shijes dhe nevojave tuaja, kompania jote eshte gati t’ju ofroje juve suport dhe asistence te plote.

    • Konsultime paraprake me nje arkitekt vendas ose me nje interior dizainer.

    • Konsultime paraprake me nje kompani ndertimi dhe mobilimi.

    • Asistence ne procesin e aplikimit per lejet e ndertimit nese jane te nevojshme.

    • Monitorim constant te ndertimit dhe koordinim midis paleve.

Nese jeni duke menduar te ndertoni nje shtepi, nje vile, hotel, nje ndertese industriale apo civile kompania jone ne koordinim me partneret tane, arkitekt dizainer dhe kompani ndertuese, mund te ndertoje per ju nje prone me porosi.

  • Projekti

    Per te filuar nje ndertim te ri, se pari ju keni nevoje per nje project I realizuar nga nje arkitekt vendas me pervoje. Projekti do te jete ne perputhje me nevojat e klientit tone, duke respektuar dhe planin studimor te zones dhe ligjislacionin Shqipetar.

  • Kosto e Ndertimit

    ALBREALPROPERTY do t’ju njohe me kompani ndertimi me shume vite eksperience dhe do te diskutoje me to nje kosto paraprake te projektit.

  • Lejet e Ndertimit

    Pas marrjes se aprovimit tuaj per projektin dhe koston e ndertimit, kompania jone do te ndjeke ne mungesen tuaj te gjithe proceduren ligjore te marrjes se lejeve te ndertimit nga institucionet lokale

  • Procesi i Ndertimit

    Sherbimi yne do te perfshije monitorimin e procesit te ndertimit te objektit dhe kordinimin midis arkitekteve te projektit, kompanive te ndertimit dhe pronarit. Ne do te sigurohemi qe te gjitha pqlet te respektojne kushtet dhe detyrimet. Nje raport i detajuar do ti dergohet klientit tone cdo muaj.

  • Regjistrimi i Prones

    Pas inspektimit te ndertimit te prones sipas kushteve te kontrates, ne do te procedojme me regjistrimin e prones ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme lokale. Kompania jone do te pergatise te gjitha dokumentat qe nevojiten per te siguruan perfundimin me sukses te procesit ligjor te ndertimit te prones suaj.

  • Asistence per transportin   Falas

  • Asistence per akomodimin   Falas

  • Planifikim i pushimeve   Falas

  • Turi i pronave   Falas

  • Komisioni i agjensise per transaksionin e prones eshte 2000 euro dhe perfshin:

    Takimin e pare

    Procesin e negocimit

    Blerjen e prones

    Asistence me procedure bankare dhe keshillime financiare.

    Monitorimi i ndertimit te prones

    Kontratat me kompanite e sherbimeve

    Procesi i regjistrimit, nese objekti eshte i regjistruar

  • Procesi i regjistrimit, komision simbolik.

  • Sherbimet e arredimit 10% nga vlera totale e procesit te arredimit.

  • Mirembajtja e prones dhe menaxhimi i prones, varet nga prona, na kontaktoni per me shume detaje.

  • Procesi i dhenies me qera

    Qera afatgjate

    Nga nje deri ne tre muaj, 30% nga pronari dhe 10% nga klienti (e muajit te pare)
    Nga kater deri ne gjashte muaj, 40% nga pronari dhe 20% nga klienti (e muajit te pare)
    Nga shtate dhe me shume, 50% nga pronari dhe 30% nga klienti. (e muajit te pare)

    Qera afatshkurter, sipas marreveshjes

  • Reshitje me ALBREALPROPERTY   4% nga cmimi i shitjes

  • Rinovimi i prones, varet nga prona, na kontaktoni per me shume detaje.

  • Ndertimi i nje prone te re me porosi ne Shqiperi, na kontaktoni per me shume detaje.