Your search results

Kompania

RRETH NESH

Pas shumë viteve të punës në biznesin e pasurive të patundshme, në 16 prill 2015, tre agjentët e pasurive të patundshme Dorjan Sotiri, Alket Zani dhe Henri Novruzaj, vendosën për të krijuar një kompani të re. ” ALBREALPROPERTY ”.

” ALBREALPROPERTY ” është kompani imobiliare për shitjen dhe blerjen e pronave në Shqipëri.

Misioni i ” ALBREALPROPERTY ” është ti ofrojë klientëve tanë shërbimin më të mirë nga agjentët më me përvojë dhe të motivuar të pasurive të patundshme. Agjentët tanë jetojnë dhe punojnë në zonat ku janë të vendosura pronat tona. Nuk ka prona që të mos gjehen nga agjentët tanë.

Ne besojmë se Shqipëria është ende një vend i pashkelur, dhe se potenciali i pronave të patundshme Shqiptare është ende për t’u zbuluar nga blerësit apo investitorët e huaj.

Aktiviteti ynë është i përqendruar në zonat bregdetare shqiptare dhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. ‘Zyra kryesore e ” ALBREALPROPERTY ” është në Vlorë, por, ne jemi në zgjerim të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të hapim zyrat tona në Tiranë dhe në qytetet e tjera të rëndësishme shqiptare.

Nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi pushimi ose për një investim në pasuri të patundshme në Shqipëri, ne do t’ju dëgjojmë me kujdes dhe do të gjejmë zonat dhe pronat më të mira që përputhen me kërkesat tuaja. Kjo organizatë do t’ju ofrojë të gjitha informatat e nevojshme dhe këshilla. Agjentët tanë që flasin shumë gjuhë do të kombinojnë pasionin dhe përvojën për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjen më të mirë në mesin e mundësive të pafundme që tregu Shqiptar i pasurive të patundshme ju ofron. Njerëzit tanë në zyrat lokale do t’ju japin mbështetje të plotë në procesin ligjor të blerjes ose të marrjes me qira të pronës dhe më gjerë.

Nëse jeni serioz në lidhje me blerjen ose marrjen me qera në Shqipëri, agjentët tanë padyshim që do të kenë sukses në gjetjen e shtëpisë tuaj ideale në Shqipëri.

Ne besojmë se ” ALBREALPROPERTY ” është rruga më e shkurtër më e sigurtë dhe më e lehtë për të gjetur pronën tuaj në Shqipëri.

Përvoja dhe integriteti është ajo që ne ju ofrojmë, na lejoni të bëhemi partneri juaj i besuar dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë.